• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas protestave të dhunshme, rikthehet jeta kulturore në Tiranë!

by A. Q
27/10/2026 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protestat e dhunshme që kanë përfshirë kryeqytetin prej gati dy javësh u shoqëruan me anulim shfaqjesh apo zhvendosje të datave të tyre, duke sjellë thuajse paralizim të jetës kulturore në kryeqytet.

Megjithatë ngjan se gjatë kësaj jave disa institucione do të fillojnë shfaqjet e tyre.

Në Teatrin Kombëtar më 28, 29, 30, 31 tetor e 1 nëntor do të vijë në sezonin e dytë “Otello” me pesë shfaqje. Vepra e William Shakespeare vjen nën regjinë e Qëndrim Rijanit.

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental më 29, 30 e 31 nëntor do të shfaqet  “1984” nga George Orëell. Shfaqja me dramatizim nga Jeton Neziraj e regji nga Dino Mustafić vjen si bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Teatrit Migjeni.

Uinston Smith punon në Ministrinë e së Vërtetës, ku rishkruan me kujdes historinë. Por Uinston ëndërron për lirinë dhe për rebelimin. Në punë, ai bie në dashuri me Xhulian dhe nis me të një lidhje të fshehtë, por në këtë botë asgjë nuk mund të mbahet sekret. Ata do të detyrohen të përballen me pasoja shumë më të tmerrshme nga sa mund të kishin imagjinuar ndonjëherë.

Interpretojnë: Ema Andrea, Rafael Hoxhaj, Eva Gjika, Jozef Shiroka, Adriana Tolka, Nikolin Ferketa.

Ndërkohë, më 31 tetor e 1 nëntor paradite do të kthehen edhe shfaqjet për fëmijët. Në skenë do të vijë “Kush i shpiku rregullat?” me regji nga Semela Skënderasi.

Ndërsa në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nuk ka asnjë shfaqje apo koncert të paralajmëruar dhe koncerti i violinistit të mirënjohur Tedi Papavrami dhe pianistes Hélène Mercier i planifikuar më 27 tetor nuk do të zhvillohet në datën e parashikuar, por do të riprogramohet për një datë të mëvonshme, e cila do të komunikohet në vijim.

Në teatrin “Metropol” dhe në Teatrin e Kukullave nuk ka ende asnjë shfaqje të programuar deri më tani.

Një aktivitet me rëndësi që po mbahet këto ditë në Durrës është uorkshopi për shkrimin e skenarëve, “eQuinixe Europe”, platforma prestigjioze e zhvillimit të skenarëve që vjen për herë të parë në Shqipëri.

29 profesionistë të industrisë së filmit bëhen së bashku për një javë, në edicionin e 31-të të “eQuinoxe Europe” në Durrës. Skenaristë dhe producentë me projekte të përzgjedhura nga e gjithë bota do të punojnë me 8 mentorë skenari për t’i zhvilluar më tej projektet e tyre, për t’i çuar drejt realizimit. Mes tyre janë edhe dy projekte të krijuesve shqiptarë, Redi Treni dhe Erenik Beqiri.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas protestave të dhunshme, rikthehet jeta kulturore në Tiranë!

Pas protestave të dhunshme, rikthehet jeta kulturore në Tiranë!

October 27, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Vuçiç i humbi zgjedhjet, por jo nga mungesa e policëve

October 27, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am!

October 27, 2026
Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

Arsimi mes protestave dhe nënfinancimit, buxheti i ri nuk e afron Shqipërinë me objektivin 5%

October 27, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

Zgjedhjet vendore, PD refuzon ftesën e Begajt! Nuk do marrë pjesë më 30 tetor në konsultimet për datën!

October 27, 2026
Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin!

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin!

October 27, 2026
Komisioni Evropian paraqet kuadrin për qëndrueshmërinë klimatike mes rritjes së kostove të dëmeve nga klima

Komisioni Evropian paraqet kuadrin për qëndrueshmërinë klimatike mes rritjes së kostove të dëmeve nga klima

October 27, 2026
“Fraza ime ishte e pavend, i keqardhur”- Kylian Mbappe i kërkon ndjesë Kinës! Edhe La Liga i “tërheq veshin” francezit

“Fraza ime ishte e pavend, i keqardhur”- Kylian Mbappe i kërkon ndjesë Kinës! Edhe La Liga i “tërheq veshin” francezit

October 27, 2026
Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

October 27, 2026
Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In