Wednesday / October 28 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

150 mln euro taksa shtesë për bizneset e individët nga rritja e tatimfitimit, dividend, akcizë, TVSH

Share Share Icon

Ndryshimet në paketën fiskale llogarisin një efekt prej rreth 14 mld lekë shtesë apo rreth 150 mln euro të ardhura në buxhet.

Këto janë në fakt taksa shtesë që do të paguhen si nga bizneset, përmes tatimfitimitit dhe dividendit, ashtu dhe individëve përmes çmimeve më të rritura nga ndryshim i TVSH-së dhe akcizave që janë taksa mbi konsumin dhe si të tilla reflektohen direkt në çmimin final.

Mbështetur në relacionet e projektligjeve të Ministrisë së Financave, Monitor llogarit e efektet shtesë në të ardhura nga rritja e tatimit mbi të ardhurat të korporatave, rritja e dividentit, akcizave dhe TVSH, si edhe efekti negativ në buxhet nga ulja e TVSh-së për produktet e shportës ushqimore.

Konkretisht ndryshimet në rritjen e tatimit mbi të ardhurat të korporatave nga 15 në 17% do të rrisë të ardhurat në buxhet në vlerën e 5 mld lekëve apo rreth 52,6 mln euro.

Rritja e dividend nga 8% në 15% llogaritet të ketë një efekt shtesë në të ardhurat prej 3 mld lekë. Të dyja këto taksa, si rritja e tatimit mbi të ardhurat për korporata dhe dividendit do të rrisin barrën e bizneseve me rreth 8 miliardë lekë në vit, ose rreth 85 milionë euro.

Taksa shtesë 85 mln euro për bizneset; tatimfitimi bëhet 17%, dividendi rritet në 15%, nga 8% sot

Efektet nga ndryshimet në TVSH llogariten si për bizneset dhe konsumatorin.

Propozimi për uljen e pragut të detyrueshëm për regjistrimin e biznesit me TVSH nga mbi 10 mln lekë xhiro në vit që është aktualisht në 5 mln lekë llogaritet të ketë një efekt shtesë prej 4,5 mld lekë në të ardhurat e buxhetit apo rreth 47 mln euro. Në skemën e re pritet të përfshihen 17,5 mijë tatimpagues të rinj. Përjashtim nga ndryshimet do të jenë të vetëpunësuarit të vetëm dhe bizneset familjare.

TVSH te bizneset, pragu i detyrueshëm do të ulet në 5 mln lekë; Në skemë shtohen 17,5 mijë subjekte

Me paketën propozohen edhe ndryshime në ligjin për TVSH-në.

Për herë të parë qeveria propozon ulje të TVSh për produktet e shportës ushqimore nga 20% në 6%. Efekti nga ulja e shkallës së TVSH-së për produktet e shportës në 6%, vlerësohet negativ për të ardhurat me rreth 12,8 miliardë lekë apo rreth 135 mln euro më pak.

Por kjo ulje do të kompensohet pothuajse tërësisht nga rritja e TVSH për produktet e tjera nga 20 në 21%. Efekti nga rritja e shkallës standarde të TVSH-së në 21%, vlerësohet pozitiv për të ardhurat, rreth 10,6 miliardë lekë apo rreth 112 mln euro.

Drafti gjithashtu propozon rritjen e shkallës së TVSH -së përgjithshme dhe për sektorin e turizmit dhe agroturizmit.  Në projektligj propozohet edhe rritja e TVSH-së për turizmin nga 6% në 10%. Efekti nga rritja e shkallës së reduktuar të TVSH-së për sektorin e turizmit në 10%, vlerësohet pozitiv, rreth 614 milionë lekë apo 6.4 mln euro.

Paketa fiskale, TVSH 6% për ushqimet, 10% për turizmin, norma e përgjithshme rritet në 21%

Ndryshime propozohen edhe për rishikimin e formulës së tatimit mbi të ardhurat personale (TAP) nga punësimi.

Rritja e pragut të fashës 13% nga 200,000 në 300,000 lekë/muaj  do të ketë një efekt negativ prej 1,98 mld lekë në vit. Kjo kosto zbutet më tej nga të ardhurat shtesë prej 0,97 miliardë lekë në vit që gjeneron aplikimi i normës prej 32% për pagat bruto mbi 700 000 lekë/muaj. Nga këto ndryshime në total llogaritet një efekt negativ neto prej 1 mld lekë apo rreth 10.5 mln euro.

Ulet barra tatimore për pagat mbi 200 mijë lekë, pragu i tatimit 23% rritet në 300-700 mijë lekë

Pagat mbi 700 mijë lekë do të tatohen me 32%, nga 23% aktualisht

Me paketën fiskale propozohet që 1 janari 2027 akciza për duhanin do të rriten me 350 lekë për kg. Paketa e re fiskale propozon rritje të akcizës për duhanin, duke parashikuar një skedulim të ri 7 vjeçar. Efekti total në buxhetin e shtetit për vitin 2027 nga ndryshimet e akcizës dhe TVSH, përfshirë duhanin dhe ndryshimin për akcizën e produkteve biodiesel me vajra nafte, parashikohen rreth 4.12 mld lekë apo rreth 43 mln euro.

Paketa, propozohet rritje për akcizën e duhanit 4.5%, skedulimi i ri deri më 2033 e rrit 32%

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Yield-et e bonove 12-mujore rriten sipër kufirit të 3%

Yield-i bonove 12-mujore u rrit përsëri në ankandin e kësaj jave dhe arriti një rekord të ri për dy vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Banka e Sh...

5 minutes më parë 3 Min Lexim

Edhe APL kundër paketës fiskale: Rrit kostot, ul konkurrueshmërinë e bizneseve

Aleanca e Profesionistëve të Lirë shpreh shqetësimin se Paketa Fiskale 2027 nuk garanton koherencë të mjaftueshme ndërmjet objektivave fiskale dhe ...

10 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!