Trump: Do ta pranoj rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, nëse janë të ndershme
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të martën se do të respektojë rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, me kusht që ato të zhvillohen në mënyrë të ndershme.
“Do ta bëj, nëse janë zgjedhje të ndershme, po”, u tha Trump gazetarëve, kur u pyet nëse do t’i pranonte rezultatet pavarësisht se cili do të ishte përfundimi i garës.
Deklarata vjen në një kohë kur presidenti ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje integritetin e procesit zgjedhor dhe ka ndërmarrë hapa për të zgjeruar rolin e qeverisë federale në mbikëqyrjen e zgjedhjeve, të cilat administrohen kryesisht nga shtetet.
Javën e kaluar, Trump deklaroi se kishte udhëzuar Departamentin e Drejtësisë të përgatiste një padi paraprake kundër certifikimit të garës për Senatin në Alaskë, në rast se kandidati republikan humbiste.
Ndërkohë, presidenti komentoi edhe mundësinë që demokratët të fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e ardhshme. Ai theksoi se, edhe në një skenar të tillë, do të ruante të drejtën e vetos ndaj legjislacionit të miratuar nga Kongresi.
“Shikoni, unë kam një veto të fortë. Shpresoj që të mos jetë kështu, por nëse është kështu, kjo ka ndodhur më parë me shumë presidentë. Kur ke veto të fortë, përfundon duke arritur marrëveshje”, deklaroi Trump.
Zgjedhjet e mesit të mandatit janë të rëndësishme për balancat politike në Shtetet e Bashkuara, pasi përcaktojnë përbërjen e Kongresit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në aftësinë e presidentit për të zbatuar programin e tij politik.
Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur
Zbardhet biseda telefonike e Putin me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë
Lufta teknologjike mes Amerikës dhe Kinës merr një kthesë në gjykatë; Alibaba i jep goditjen Pentagonit
- 17:04 Ndryshimet e paketës fiskale 2027, reagon Rama: Nesër qeveria do thotë fjalën e saj
- 16:57 Berisha kundër Paketës Fiskale: Do të çojë drejt falimentimit mijëra biznese
- 16:53 Protesta studentore në Tiranë në ditën e 15-të, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë
- 16:44 2 protestues të lënduar vijojnë ende të shtruar në Spitalin e Traumës
- 16:25 Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur
- 16:21 Zbardhet biseda telefonike e Putin me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë