FBI bastis një shtëpi si pjesë e hetimit ndaj ish-kongresmenit demokrat të akuzuar për ngacmim seksual

27 Tetor 2026 | 17:22

Agjentët e FBI-së bastisën një shtëpi në Kaliforni të martën, si pjesë e një hetimi ndaj ish-kongresmenit Eric Swalwell, raportuan mediat amerikane. Ish-kongresmeni 45-vjeçar u tërhoq nga gara për guvernator të Kalifornisë dhe dha dorëheqjen nga vendi i tij në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi u bënë publike akuzat për ngacmim seksual gjatë mandatit të tij.

Gushtin e kaluar, FBI arrestoi ish-kongresmenin në një aeroport , sekuestroi pajisjet e tij elektronike dhe bastisi shtëpinë e tij në Uashington si pjesë e një hetimi mbi akuzat.

Swalwell ka mohuar çdo shkelje , raporton BBC. Avokati i tij i ka quajtur akuzat “të rreme”. “Këto akuza janë të rreme, të sajuara dhe thellësisht ofenduese – ato janë një sulm politik i llogaritur dhe i hapur”, tha avokatja e tij, Sarah Azari, pasi u liruan. Swalwell

është akuzuar nga shumë gra , duke përfshirë përdhunimin e njërës prej viktimave të tij ndërsa ajo ishte e dehur dhe e paaftë të përgjigjej, dhe dërgimin e fotove nudo të padëshiruara tek gratë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Do ta pranoj rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, nëse janë të ndershme

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të martën se do të respektojë rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, me kusht që ato të zhvillohen në...
17:19 | 27/10/2026

Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

Një sulm me dron në një treg në Nyala, një fortesë e milicisë së Forcave të Mbështetjes së Shpejtë Sudaneze (RSF), vrau të paktën 21...
16:25 | 27/10/2026

Zbardhet biseda telefonike e Putin me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë

Sot, më 27 tetor, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, dhe Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr...
16:21 | 27/10/2026