Presidenti Bajram Begaj ka ftuar partitë politike në vendin tonë, për t’u konsultuar për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Sipas raportimeve, kreu i shtetit ka caktuar datën 30 tetor 2026 për nisjen e konsultimeve.
Diskutimet do të zhvillohen në Pallatin e Brigadave, destinacion i zgjedhur nga Begaj.
Zgjedhjet pritet të zhvillohen në një nga të dielat e para të majit 2027, pasi presidenti i vendit të bëjë dekretimin zyrtar.













