Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: 66.7% e votuesve kanë votuar deri në orën 18:00

27 Tetor 2026 | 18:07

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Izrael ka arritur në 66.7% deri në orën 18:00, duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar në këtë orar, sipas Komitetit Qendror të Zgjedhjeve.

Shifra paraqet një rritje të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022, kur deri në të njëjtën orë kishin votuar 57.7% e zgjedhësve. Ndërkohë, deri në orën 16:00, pjesëmarrja kishte arritur në 55.7%, rreth tetë pikë përqindjeje më shumë se në të njëjtën periudhë të zgjedhjeve të mëparshme.

Në kushtet e pjesëmarrjes së lartë, partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe aleatët e saj të djathtë kanë intensifikuar përpjekjet për të mobilizuar mbështetësit në orët e fundit të votimit.

Likud dhe partia Shas i kanë kërkuar Komitetit Qendror të Zgjedhjeve zgjatjen e orarit të votimit. Kërkesës i është bashkuar edhe partia People of Israel, e drejtuar nga Ofer Winter, e cila pretendon se në disa qendra votimi janë krijuar radhë të pazakonta që mund të pengojnë votuesit e saj të ushtrojnë të drejtën e votës.

Nga ana tjetër, partia Yashar, e drejtuar nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Gadi Eisenkot, kundërshton zgjatjen e orarit.

Komiteti Zgjedhor ka sqaruar më herët se qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura edhe pas orës 22:00 në rast se ka ende votues në radhë.

Netanyahu akuzon kundërshtarët, shtohen përpjekjet për mobilizim

Gjatë ditës së votimit, Netanyahu ka paralajmëruar për rritjen e pjesëmarrjes së votuesve arabë, duke akuzuar gjithashtu aktivistët e partisë Ra’am se po përpiqen t’ia “vjedhin zgjedhjet” bllokut të tij. Deklaratat kanë nxitur akuza për racizëm.

Ndërkohë, partitë e koalicionit aktual të djathtë po zhvillojnë fushata derë më derë dhe takime urgjente për të rritur pjesëmarrjen e mbështetësve të tyre.

Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, ka ndërprerë një tur të planifikuar në qendrat e votimit për t’u kthyer në selinë e partisë. Sipas raportimit, ai dhe Netanyahu kanë koordinuar përpjekjet për mobilizimin e votuesve në orët e fundit të procesit zgjedhor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lavrov paralajmëron për përshkallëzim të konfliktit Rusi-Ukrainë 

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të martën se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe ka të ngjarë të përshkallëzohet, sipas agjencive ruse...
17:40 | 27/10/2026

Brazil, hetim mbi financimin e huaj të fushatës së Bolsonaros

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë braziliane urdhëroi sot një hetim mbi financimin e mundshëm të huaj të fushatës së kandidatit konservator Flavio Bolsonaro i...
17:38 | 27/10/2026

FBI bastis një shtëpi si pjesë e hetimit ndaj ish-kongresmenit demokrat të akuzuar për ngacmim seksual

Agjentët e FBI-së bastisën një shtëpi në Kaliforni të martën, si pjesë e një hetimi ndaj ish-kongresmenit Eric Swalwell, raportuan mediat amerikane. Ish-kongresmeni 45-vjeçar u...
17:22 | 27/10/2026