Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narkoeuro dhe taksat e reja, a do t'u bashkohet biznesi protestave?

VIDEO/ Trump: Soros po përdor protestues të paguar që të më ndërpresin fjalimin

VIDEO/ Trump: Soros po përdor protestues të paguar që të më ndërpresin fjalimin

18:12, 27/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një protestues, që ndërhyri gjatë tubimit të presidentit Donald Trump për zgjedhjet e mesmandatit, u nxor jashtë nga personeli i sigurisë, pasi bërtiti për sallën e ballove të Shtëpisë së Bardhë dhe ndërpreu fjalimin e Trump të hënën në mbrëmje.

Sipas medieve amerikane, protestuesi nisi të bërtiste për sallën e ballove të Shtëpisë së Bardhë, përpara se dy roje sigurie ta shoqëronin jashtë, raporton Mirror US, duke iu referuar pamjeve të drejtpërdrejta nga tubimi në Misisipi.

Salla e ballove është një nga disa projektet e rinovimit që manjati i pasurive të paluajtshme dhe ish-ylli i reality shoë-ve ka ndërmarrë gjatë mandatit të tij të dytë. Këto projekte kanë shkaktuar reagime të forta kundërshtuese në të gjithë spektrin politik, për shkak të ndërhyrjeve në kompleksin historik të Shtëpisë së Bardhë.

Trump, 80 vjeç, e cilësoi menjëherë protestuesin si një “protestues të paguar”, të cilit miliarderi George Soros i kishte dhënë 250 dollarë për të prishur aktivitetin.

Presidenti më pas i tha vazhdimisht protestuesit: “Oh, shko në shtëpi”, ndërsa përballej me ndërprerjen e fjalimit të tij në shtetin jugor.

“Ata mendojnë se është Soros. Dhe shkatërrojnë jetën e tyre. Ata përfundojnë të dënuar. Zakonisht nuk e çojmë çështjen deri në atë pikë. Është e tmerrshme”, vazhdoi Trump.

Pamjet e drejtpërdrejta nga tubimi tregojnë dy oficerë sigurie që shoqërojnë jashtë ambientit burrin, i cili ishte veshur me një bluzë me kapuç të kuq.

Turma e ngazëllyer brohoriste me tallje dhe thërriste “SHBA! SHBA! SHBA!”, ndërsa i drejtonte gishtat e mëdhenj poshtë teksa ai largohej nga tubimi.

“Dhe unë sapo kisha arritur te pjesa më gazmore e shakasë!”, shtoi Trump, pasi një pjesëmarrës u dëgjua duke bërtitur: “Të duam!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco