Iriqi:- Para ca ditësh u the përfaqësuesve të dhomave të biznesit që nuk do të ndryshojë regjimi fiskal për vitin që vjen.
Malaj:- Po, ashtu u thashë. E mbaj fjalën unë.
Iriqi:- Po sot është publikuar një projektligj që shtrëngon lakun e biznesit.
Malaj:- Tani po e dëgjoj, ma jep ta lexoj.
Iriqi:- E pe, e lexove?
Malaj:- Po.
Iriqi:- Dhe?
Malaj:- Çfarë të thotë vëllai ty!
Iriqi:- Do e çoni në 21% tvsh, do futni në sistem tvsh-je ata me xhiro vjetore deri 5 milionë lekë. Pra berberë, parukierë, kuzhinierë, shoferë… Ai që merr pagë 700 mijë do të tatohet jo 23% si deri tani, po 32%. Do të…
Malaj:- Çfarë të thotë vëllai ty!
Iriqi:- Se projektligji është iniciuar nga ministria jote.
Malaj:- Çfarë të thotë vëllai ty.
Iriqi:- A je ti ministri i financave?
Malaj:- Kështu më quajnë.
Iriqi:- Atëherë pse thua që s’do të ketë ndryshim taksash?
Malaj:- Kështu e dija. Çfarë të thotë vëllai ty.
Iriqi:- Po a merresh me taksat?
Malaj:- Po. Por ama me mbledhjen e tyre. Me vënien merret Ai.
Iriqi:- Cili Ai?
Malaj:- Ai pra që krejt populli do me e çu në shpi. Dhe proteston në vapë e shi.
© SYRI.net