Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona! Ndalohen 5 nënkryetarë bashkie dhe 2 këshilltarë

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte në Bashkinë Bakirkoy të Stambollit, në kuadër të një hetimi për parregullsi të dyshuara në tenderët publikë dhe procedurat e dhënies së licencave bashkiake. Sipas mediave turke, autoritetet kanë lëshuar urdhër-arreste për 68 persona, ndërsa deri më tani janë ndaluar 37 prej tyre.

Mes personave të ndaluar raportohet se ndodhen pesë nënkryetarë bashkie dhe dy anëtarë të këshillit bashkiak, të cilët dyshohet se janë përfshirë në shkelje gjatë procedurave administrative dhe të prokurimeve publike. Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit, ndërsa hetimet përqendrohen në dyshimet për abuzime me tenderët dhe licencat e lëshuara nga administrata vendore.

Ndërhyrja e autoriteteve vjen në një moment të ndjeshëm politik për Bashkinë Bakirkoy, pasi për ditën e sotme ishin paralajmëruar ndryshime në përkatësinë partiake të drejtuesve të saj. Sipas raportimeve, kryetari i bashkisë dhe anëtarë të këshillit bashkiak pritej të largoheshin nga Partia Republikane Popullore (CHP), forca kryesore opozitare në Turqi, për t’iu bashkuar Partisë së Re (YENİ Parti).

Kjo forcë politike, sipas raportimeve, është themeluar nga Özgür Özel, me mbështetjen politike të kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem İmamoğlu. Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim se operacioni policor lidhet me këto zhvillime politike. Autoritetet turke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes dhe ekzekutimin e urdhër-arresteve të mbetura.

 

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri