Paketa fiskale 2027, Berisha: Qeveria do të falimentojë bizneset, PD do të vendosë taksën e sheshtë 10%

 

Koha Jone Logo

Lexo në app

Në trend

Topi i Artë

Protesta studentore

Zgjedhjet në Serbi

Mbappe

Ben Blushi

Erjon Vishkulli

Të shtëna Shkodër

 

 

KOHA JONË

Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Paketa fiskale 2027, Berisha: Qeveria do të falimentojë bizneset, PD do të vendosë taksën e sheshtë 10%

Lajme

E martë, 27 Tetor 2026 17:21

Paketa fiskale 2027, Berisha: Qeveria do të falimentojë bizneset, PD do të vendosë taksën e sheshtë 10%

Shto te burimet e preferuara

 

Shpërnda

Sali Berisha ka akuzon qeverinë, duke thënë se po rrit barrën fiskale për bizneset shqiptare, duke paralajmëruar falimentime dhe humbje të vendeve të punës. Në një videomesazh nga selia e PD-së, Berisha deklaroi se paketa e paralajmëruar parashikon rritjen e taksës mbi dividentin nga 8% në 15%, tatimfitimit nga 15% në 17% dhe uljen e pragut të TVSH-së nga 10 në 5 milionë lekë. Sipas liderit demokrat, këto masa do të ndikojnë edhe në rritjen e çmimeve për qytetarët. Berisha premtoi se kur PD të vijë në pushtet, do ta anulojë paketën dhe do të vendosë taksën e sheshtë 10%, do të rrisë pragun e TVSH-së në 15 milionë lekë dhe do ta ulë TVSH-në për ushqimet dhe mallrat bazë në 6%.

 

Videomesazh e plotë:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, mbrëmë, në një akt tinëzar, por aq edhe zuzar, pa konsultuar me asnjë faktor apo grup interesi, padrinoja i vendit, me Petrit Ballukun në financa, kanë njoftuar se do rrisin taksat qindra milionë euro për bizneset shqiptare.

Ata njoftojnë se do të dyfishojnë taksën mbi dividentin nga 8 në 15%, do të rrisin taksën mbi tatim fitimin nga 15 në 17%, do të ulin nivelin e xhiros së TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë.

Me një fjalë, e vërteta është se do të çojnë drejt falimentimit me qindra e mijëra biznese dhe po kështu shkatërrimin e qindra mijëra vendeve të punës.

Miq, kjo masë pabesie vjen në një kohë kur për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës, në Shqipëri euro dhe dollari kanë pësuar zhvlerësimin më të madh në botë, përkatësisht 35%. Për rrjedhojë po kaq janë zhvlerësuar eksportet e vendit, prodhimi industrial ka rënë me 15.3%, eksportet kanë rënë me 28%.

Kjo rritje taksash shënon një falimentim të mëtejshëm, por dhe rritje të mëtejshme të çmimeve për shqiptarët. Dhe kur mendon se të gjitha këto përfundojnë në xhepat dhe llogaritë bankare të një organizate kriminale, krimi bëhet monstruoz.

Premtoj qytetarëve shqiptarë se Partia Demokratike do të anulojë këtë paketë dhe do vendosë taksën e sheshtë 10%, dhe se nivelin e pagesës së TVSH-së do ta ngrejë në 15 milionë lekë, ndërkohë ajo do të zbresë në 6% TVSH-në për ushqimet dhe mallrat bazë.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri