Salianji: Berisha po përpiqet të përçajë protestuesit

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji akuzon Sali Berishën në lidhje me protestën studentore, duke thënë se po përçan dhe dobëson Partinë Demokratike për interesa personale. Ai kritikoi organizimin e protestës dhe sfidon kryeministrin Edi Rama, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

”Berisha bën çdo përpjekje për ta prishur protestën, për ta përçarë. Do që të shuhet, por nuk shuhet, sepse mllefi i qytetarëve nuk shuhet. Berisha sot është pengesa për të rrëzuar Edi Ramën. Edhe sot që kjo protestë është kaq masive dhe me energji, qytetarë që një pjesë s’kanë qenë votues të PD-së, janë frymëzuar edhe për të larguar Berishën si pengesë për të sjellë ndryshimin. Tha bashkohem me kërkesat e protestuesve.

Kërkesat janë të iki Rama dhe Berisha. Nëse Berisha e mban PD-në me forcë, do të mbetet vetëm me godinën. Sali Berisha thotë se Edi Rama është goditur nga oligarkët ndërsa Sali Berisha vetë nuk flet me oligarkët.

Cila është përparësia që ka ky zotëri ndaj Edi Ramës? Shqipëria nuk humbet asgjë nëse ikën Edi Rama, përkundrazi, fiton. Nëse Edi Rama thotë se ka mbështetje popullore, le të shkojë në zgjedhje. Nëse ka 800 mijë vota, le të krijojë kushtet për zgjedhje dhe të hyjë përsëri. Pse ka frikë të hyjë në zgjedhje?”, thotë Salianji.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri