Vrasja e studentes shqiptare në Itali, dënohet me burgim të përjetshëm ish-i dashuri i saj

27 Tetor 2026 | 18:48

Mark Antony Samson, 24 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm në Itali për vrasjen me thikë të ish-të dashurës së tij shqiptare, Ilaria Sula, 22 vjeçe, në mars të vitit 2025. I riu, i diplomuar në arkitekturë, vrau studenten e Universitetit Sapienza të Romës dhe më pas fshehu trupin e saj në një valixhe, të cilën e braktisi në një zonë jashtë kryeqytetit italian.

Sipas hetimeve, Sula u vra në apartamentin e Samsonit, në rrugën “Via Homs”, në lagjen Afrikane të Romës. Trupi i saj u vendos në një valixhe dhe u braktis në një zonë të Capranica Prenestina.

Samsoni e kishte pranuar krimin. Gjykata e dënoi për vrasje të rëndë, me rrethanë rënduese paramendimin, si dhe për fshehjen e trupit të viktimës. Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar që të mos merreshin parasysh disa nga rrethanat rënduese, përfshirë paramendimin dhe motivet e kota.

Babai i Ilaria Sulës: Drejtësia u vu në vend, por burgimin e përjetshëm e vuajmë ne

Pas shpalljes së vendimit, babai i viktimës, Flamur Sula, tha se vendimi ishte i rëndësishëm për drejtësinë, por se familja do të vazhdojë të jetojë me dhimbjen e humbjes së vajzës.

“Drejtësia është vënë në vend, por dënimin e vërtetë me burgim të përjetshëm e vuajmë ne, unë dhe gruaja ime. Ai ende merr frymë, vajza ime jo. Ky është një moment i rëndësishëm për drejtësinë. Gjithmonë kam pasur besim te drejtësia dhe nuk jam braktisur”, deklaroi ai pas shpalljes së vendimit në burgun Rebibbia.

Gjatë gjyqit, prokurorët Giuseppe Cascini dhe Maria Perna kishin kërkuar burgim të përjetshëm për Samsonin. Ndërkohë, mbrojtja kishte kërkuar përjashtimin e rrethanave rënduese të paramendimit, motiveve të kota dhe marrëdhënies emocionale me viktimën, si dhe njohjen e rrethanave lehtësuese.

Në seancën gjyqësore, të zhvilluar në burgun Rebibbia, ishin të pranishëm familjarë dhe miq të Ilaria Sulës, si dhe një grup studentësh nga Universiteti Sapienza, ku studionte 22-vjeçarja.

Gjatë hetimeve u shqyrtua edhe përfshirja e nënës së të dënuarit. Ajo u dënua me dy vjet burg për bashkëpunim në fshehjen e trupit të viktimës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi reagon mbi konsultimet për zgjedhjet vendore: Kjo është një teatër politik

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj ftesës së Presidentit Bajram Begaj për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve të...
17:35 | 27/10/2026

Aksidentet rrugore në rritje 1508 persona të lënduar gjatë 9 muajve të 2026

Rrugët e Shqipërisë vijojnë të përgjaken si pasojë e aksidenteve rrugore që ndodhin çdo ditë. Raporti i fundit i ekspertëve të statistikave ka nxjerrë në...
17:30 | 27/10/2026

Rruga e amortizuar prej 35 vitesh pengon zhvillimin e turizmit në fshatin Borsh

Borshi prej dekadash pret rehabilitimin e rrugës që të çon drejt plazhit. Banorët thonë se segmenti është i amortizuar prej 35 vitesh, duke vështirësuar lëvizjen...
17:28 | 27/10/2026