Kallëzimi i Veliajt për “Nesti Angonin”, Gjykata e Lartë ia kalon çështjen Gjykatës së Tiranës
Gjykata e Lartë ka zgjidhur çështjen e kompetencës për kallëzimin e Erion Veliajt lidhur me identifikimin e personit që përdor emrin “Nesti Angoni”, kallëzimi i të cilit çoi kryebashkiakun pas hekurave. Sipas Gjykatës së Lartë, çështja duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës.
Veliaj kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës “Nesti Angonin” për falsifikim dokumentesh. Mbrojtja pretendoi se kallëzimi u depozitua pikërisht në këtë prokurori, pasi nuk dihet nëse personi që fshihet pas këtij emri përbën apo jo subjekt të posaçëm.
Prokuroria e Tiranës vendosi mosfillimin e procedimit. Mbrojtja pretendoi se vendimi u mor pas tre muajsh, në vend të afatit prej 15 ditësh që parashikon ligji, dhe paraqiti ankim në Gjykatën e Tiranës. Nga ana tjetër, prokuroria deklaroi se kishte kryer hetime, por nuk kishte arritur të identifikonte personin anonim.
Gjykata e Tiranës nuk u shpreh për themelin e çështjes dhe ia kaloi atë Gjykatës së Posaçme. Kjo e fundit, në Dhomë Këshillimi, vendosi t’ia dërgojë çështjen Gjykatës së Lartë për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës.
Vrasja e studentes shqiptare në Itali, dënohet me burgim të përjetshëm ish-i dashuri i saj
Bardhi reagon mbi konsultimet për zgjedhjet vendore: Kjo është një teatër politik
Aksidentet rrugore në rritje 1508 persona të lënduar gjatë 9 muajve të 2026
- 18:55 Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim
- 18:48 Vrasja e studentes shqiptare në Itali, dënohet me burgim të përjetshëm ish-i dashuri i saj
- 18:26 Dyshime se mund të jetë larguar drejt Argjentinës, Brazili anulon pasaportat e Bolsonaros
- 18:07 Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: 66.7% e votuesve kanë votuar deri në orën 18:00
- 18:00 Incidenti në Informer TV: Vuçiç nëse institucionet nuk marrin masa, mbështetësit e mi do reagojnë
- 17:40 Lavrov paralajmëron për përshkallëzim të konfliktit Rusi-Ukrainë