EMRI/ Ngjarje tronditëse në Itali, 20-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u shtyp nga ruli i asfaltit

EMRI/ Ngjarje tronditëse në Itali, 20-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u shtyp nga ruli i asfaltit

18:50, 27/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

UMBRIA JOURNAL

Një punëtor shqiptar 20-vjeçar, Rogert Ajdini, banues në Trevi të Italisë, ka humbur jetën këtë mëngjes në një aksident në punë në Valtopina, gjatë asfaltimit të rrugës Santa Cristina. I riu po punonte së bashku me disa persona të tjerë, kur dyshohet se u shtyp nga rulit asfaltues që po drejtonte.

Sipas informacioneve të para, mjeti dyshohet se u përmbys papritur. Kolegët e tij njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës, por plagët e marra nga 20-vjeçari rezultuan tepër të rënda dhe të gjitha përpjekjet për ta shpëtuar ishin të kota.

Punimet në rrugën Santa Cristina

Aksidenti ndodhi përgjatë rrugës Santa Cristina, e cila nis nga zona e objekteve sportive dhe ngjitet drejt kodrave përreth. Bashkia e Valtopinës kishte vendosur të ndërhynte për të përmirësuar sipërfaqen e rrugës, e cila në pjesën më të madhe ishte ende e paasfaltuar.

Punimet i ishin besuar një kompanie të specializuar. I riu ndodhej në vendngjarje së bashku me punëtorë të tjerë që po merreshin me asfaltimin, kur, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, dyshohet se ndodhi përmbysja e mjetit.

Ndihma e shpejtë dhe hetimet

Në vendin e aksidentit mbërritën personeli i shërbimit të urgjencës 118 dhe zjarrfikësit. U aktivizua gjithashtu helikopteri i shpëtimit Nibbio, i cili u ngrit nga Foligno. Pavarësisht mbërritjes së ekipeve të shpëtimit, për 20-vjeçarin nuk kishte më asgjë për të bërë.

Në rrugën Santa Cristina mbërritën edhe karabinierët e stacionit lokal, të cilët po punojnë për të rindërtuar dinamikën e saktë të ngjarjes. Informacionet lidhur me përmbysjen e mjetit dhe rrethanat në të cilat i riu dyshohet se u shtyp, po shqyrtohen nga hetuesit.

Ngushëllimet e kryetarit të bashkisë

Lajmi e ka tronditur thellë kryetarin e bashkisë së Valtopinës, Gabriele Coccia. Kryebashkiaku ndodhej jashtë qytetit për arsye pune dhe, pasi mori vesh për aksidentin, vendosi të kthehej menjëherë.

Në emër të gjithë komunitetit, kryetari i bashkisë u shprehu ngushëllimet familjarëve të të riut. Të afërmit u njoftuan menjëherë dhe pritet të mbërrijnë në vendin e ngjarjes.

Kështu, numri i punëtorëve që kanë humbur jetën në Itali brenda tri ditëve arrin në shtatë. Bëhet fjalë për katër punëtorë bujqësie që po shkonin drejt fushave në Canicattì, një punëtor 48-vjeçar në Baveno dhe një punëtor 51-vjeçar në Brindisi. Tani, listës i shtohet edhe i riu në Umbria.

“Nuk mund të vazhdojmë ta konsiderojmë gjithë këtë si një normalitet tragjik”, ka deklaruar tashmë Chiara Gribaudo, kryetare e Komisionit Parlamentar të Hetimit për Kushtet e Punës në Itali.

“Një tragjedi që na lë të gjithëve të tronditur dhe të pikëlluar, përballë një jete të ndërprerë kaq herët”, shkroi kryetari i bashkisë së Valtopinës, Gabriele Coccia, në Facebook, duke shprehur ngushëllimet për vdekjen e punëtorit 22-vjeçar. Në postimin e tij, ai shkruan se “administrata bashkiake shpreh dhimbjen e saj të thellë për humbjen tragjike të jetës” së të riut, “i cili u përfshi në aksidentin e ndodhur gjatë punimeve rrugore pranë Santa Cristina”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco