
Studentët dhe qytetarët vijojnë protestën përpara Kryeministrisë, në ditën e 15-të të qëndresës së tyre, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pjesëmarrësit në tubim shprehen se largimi i kreut të qeverisë është një kërkesë e panegociueshme. Ata theksojnë se nuk do të tërhiqen pavarësisht presioneve apo deklaratave të kryeministrit.
Të rinjtë u bëjnë thirrje qytetarëve që të kërkojnë ndryshim, duke nënvizuar nevojën që shqetësimet e tyre të dëgjohen dhe kërkesat të marrin përgjigje konkrete.
Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para godinës së Kryeministrisë, ndërsa bëjnë të ditur se do ta vazhdojnë tubimin deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për largimin e Edi Ramës nga detyra.