Përplasje e qëllimshme në Gjermani, policia qëllon ndaj BMW-së

27 Tetor 2026 | 19:48

Një automjet tip BMW u përplas qëllimisht me një grup njerëzish të hënën në mbrëmje në qytetin Neustadt am Rubenberge, pranë Hanoverit në Gjermani. Të paktën katër persona mbetën të plagosur, disa prej tyre rëndë. Policia hapi zjarr ndaj automjetit, por drejtuesi dhe personat e dyshuar u larguan në këmbë, duke braktisur makinën e dëmtuar.

Sipas mediave gjermane, asnjë nga të plagosurit nuk ndodhet në rrezik për jetën. Efektivët e policisë, të cilët po kryenin kontrolle rrugore në zonë, konstatuan incidentin dhe qëlluan drejt automjetit në përpjekje për ta ndaluar.

Hetuesit dyshojnë se përplasja ishte e qëllimshme, por nuk po e trajtojnë ngjarjen si akt terrorist. Një nga pistat e hetimit lidhet me mundësinë e konflikteve personale mes personave të përfshirë.

Sipas raportimeve, hetimet paraprake sugjerojnë se personat e dyshuar dhe të plagosurit mund të njiheshin me njëri-tjetrin. Familjet e tyre thuhet se jetojnë vetëm disa qindra metra larg njëra-tjetrës.

Autoritetet gjermane vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar dhe kapur të dyshuarit, si dhe për të përcaktuar motivin e përplasjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

Një ish-modele ka akuzuar Donald Trump për përdhunim, sipas një raporti që heton marrëdhënien e presidentit amerikan me Jeffrey Epstein i cili u publikua këtë...
18:55 | 27/10/2026

Dyshime se mund të jetë larguar drejt Argjentinës, Brazili anulon pasaportat e Bolsonaros

Policia braziliane njoftoi se ka anuluar pasaportat e Flavio Bolsonaros, kandidatit të së djathtës që humbi zgjedhjet presidenciale, pasi ai nuk zbatoi urdhrin për t’ia...
18:26 | 27/10/2026

Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: 66.7% e votuesve kanë votuar deri në orën 18:00

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Izrael ka arritur në 66.7% deri në orën 18:00, duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar në këtë orar,...
18:07 | 27/10/2026