Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar Prokurorinë e Tiranës për mosveprim ndaj dhunës së pretenduar policore gjatë protestave, duke theksuar se, edhe pas dy javësh, nuk është ndaluar asnjë efektiv policie apo epror i përfshirë në ngjarje.
Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi deklaron se vala e dhunës ndaj studentëve, të rinjve dhe gjimnazistëve ka shkaktuar dhjetëra të plagosur, ndërsa kritikon prokurorin e Tiranës, Arenc Çela, për mungesën e masave ndaj personave që, sipas tij, janë përgjegjës për ushtrimin e dhunës ose për dhënien e urdhrave.
Reagimi i nënkryetarit të PD, Belind Këlliçi
Po bëhen 2 javë nga nisja e valës së terrorit policor ndaj studentëve, të rinjve dhe gjimnazistëve, dhe ende Prokuroria e Tiranës nuk ka ndaluar asnjë polic, asnjë shef apo epror të përfshirë direkt ose duke dhënë urdhra në dhunën brutale që shkaktoi dhjetëra të plagosur.
Në dy javë, banditët me dhe pa uniformë, shoqëruan dhe arrestuan 1000 të rinj, mes tyre 250 të mitur, në një aksion çnjerëzor vetëm e vetëm për të ruajtur karrigen e Edi Ramës.
Para kësaj skene të madhe krimi, nuk kemi ende asnjë të ndaluar nga policia, megjithëse provat dhe dëshmitë janë parë nga gjithë shqiptarët.
Edhe sa kohë i duhet prokurorit të Tiranës, Arenc Çela që të bëjë detyrën për të cilën paguhet?!
© SYRI.net
S’ndalet revolta/ Studentët, poshtë dritares: Rama, jepe dorëheqjen! Paralajmërohet protestë mbarëkombëtare
Këlliçi: Edhe sa kohë i duhet prokurorit të Tiranës, Arenc Çela të bëjë detyrën për të cilën paguhet?!
‘Singapori mbetet pa fjalë’/ Noka ironizon propagandën e PS me zjarrfikësen: Në Librazhd xhirohen telenovela indiane