Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja e Rusia po diskutojnë marrëveshje për gjigantët amerikane të naftës


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po diskutojnë mundësinë e rikthimit të kompanive të mëdha amerikane të naftës në tregun rus, në kuadër të bisedimeve për paqen në Ukrainë, raportoi të martën gazeta Financial Times, duke cituar burime të informuara për çështjen.

Sipas raportit, Uashingtoni dhe Moska kanë sugjeruar se një projekt i përbashkët që përfshin gjigantë amerikanë dhe rusë të naftës mund të rifillojë në brigjet e Sakhalinit, një ishull në Lindjen e Largët, pasi të përfundojë lufta në Ukrainë.

Burimet vunë në dukje se palët diskutuan gjithashtu mundësinë që kompanitë amerikane të rifillojnë shitjen e naftës ruse në Evropë përmes tubacionit Druzhba. Ato shtuan se i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, i diskutoi këto marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij të fundit në Shën Petersburg.

Një zyrtar amerikan i tha të njëjtit medium se të dërguarit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, “kanë diskutuar propozime ekonomike me të dyja palët e luftës — përfshirë një kuadër ekonomik të pasluftës që synon krijimin e mundësive afatgjata për rritje dhe investime në Ukrainë, si dhe mundësi të mundshme për bashkëpunim ekonomik me Rusinë pas luftës”.