Imami që i dha lamtumirën e fundit Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj, bëri thirrje për drejtësi dhe për ndaljen e vrasjeve të grave gjatë ceremonisë së varrimit.
Me lot në sy, imami tha se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje dhe ndihmë, por nuk i kishte marrë ato.
“Kam një kërkesë që në rastin e Arlindës të mbizotërojë drejtësia, vetëm drejtësia. Arlinda lypi mbrojtje, nuk pati mbrojtje; lypi ndihmë, s’i erdhi ndihmë. Atëherë drejtësia ta thotë fjalën e vet”, tha ai.
Imami falënderoi qytetarët që morën pjesë në varrim, si dhe mediat që kanë përcjellë rastin, duke bërë thirrje që të mos heshtet kur duhet të flitet.
“Vdekja e Arlindës ka shkaktuar tërmet në zemrat dhe shpirtrat e shqiptarëve”, u shpreh ai.
Në fund, imami bëri thirrje që të ndalen vrasjet: “Kam një lutje te Zoti dhe te populli, boll më, nuk vritet njeri”.
© SYRI.net
Një muaj paraburgim për ish-bashkëshortin e të vrarës Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt, Kurti u kërkon dy ministrive raport të plotë brenda 54 orëve
Beyer takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen