Eksperti: Ja kush mund të bëhet kryeministri i ri i Serbisë, shqiptarët nuk duhet të entuziazmohen

27 Tetor 2026 | 21:51

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Marlind Laçi, komentoi në “Now me Erla Mëhillin” rezultatin e zgjedhjeve në Serbi, ku fituan kandidatët nga listat studentore.

Laçi u shpreh se ky rezultat nuk duhet të ngjallë entuziazëm te shqiptarët, pasi nuk ka garanci se përfaqësuesit e listës studentore do të mbajnë qëndrim pozitiv ndaj shtetësisë së Kosovës.

Ai solli në vëmendje edhe qëndrimet dhe gjestet e kryesuesit të listës studentore, Ilija Serdanoviç, për të cilin flitet se mund të bëhet kryeministër i Serbisë, duke theksuar se nuk duhen krijuar pritshmëri të nxituara për ndryshime në raportet e Serbisë me Kosovën.

“Nuk duhet që shqiptarët të pretendojnë se lista studentore do të vijë dhe do të shprehet se e pranon qenësinë dhe realitetin politik të shtetësisë së Kosovës. Absolutisht jo. Edhe vetë kryesuesi i listës studentore, Ilija Srdanoviç , për të cilin flitet se do të jetë kryeministër, doli dhe festoi me tre gishtat e nacionalizmit serb. Prandaj, nuk duhet të kemi entuziazëm. Ndërsa Bodiroga, ish-basketbollist, mund të jetë presidenti i ardhshëm i Serbisë”, tha Laçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje e qëllimshme në Gjermani, policia qëllon ndaj BMW-së

Një automjet tip BMW u përplas qëllimisht me një grup njerëzish të hënën në mbrëmje në qytetin Neustadt am Rubenberge, pranë Hanoverit në Gjermani. Të...
19:48 | 27/10/2026

Vrasja e studentes shqiptare në Itali, dënohet me burgim të përjetshëm ish-i dashuri i saj

Mark Antony Samson, 24 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm në Itali për vrasjen me thikë të ish-të dashurës së tij shqiptare, Ilaria Sula,...
18:48 | 27/10/2026

Armë, thika dhe bomba. Policia italiane zbulon planet e anarkistëve

Hetimet e autoriteteve italiane mbi trazirat që tronditën qendrën e qytetit të Milanos më 17 dhe 18 tetor po zhvillohen në dy pista të ndryshme....
17:28 | 27/10/2026