Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë sjellë pamje dimërore në bjeshkët e Mirditës, ku majat e maleve janë mbuluar nga petku i bardhë.
Reshjet kanë përfshirë zonat e larta malore, duke krijuar një panoramë karakteristike dimërore.
Dëbora ka zbardhur peizazhin, ndërsa temperaturat e ulëta kanë shënuar ndryshimin e motit në zonë.











