“Rikthim i egër i Vuçiç”, paralajmërimi i fortë i ekspertes nëse Lëvizja Studentore dështon

27 Tetor 2026 | 22:17

Ekspertja e Sigurisë Juxhina Sotiri komentoi në emisionin Now në Euronews Albania rezultatin e zgjedhjeve në Serbi me fitoren e Listës Studentore dhe largimin e Aleksandër Vuçiç pas 14 vjetësh në pushtet.

Sipas saj nëse lëvizja studentore dështon në konsolidimin e qeverisë, rikthimi i Aleksandër Vuçiç do të ishte edhe më i egër.

“Pati një mobilizim të të gjithë shoqërisë dhe sidomos të shtresës së mesme. Çfarë do të sjellë kjo, jo vetëm për Serbinë? Ajo që unë shoh tek ky formacion, që për mua nuk është politik për shkak të heterogjenitetit që ka, mendoj se sfida e parë është konsolidimi i qeverisë së re dhe, nëse kjo nuk bëhet, unë shoh rikthimin e Vuçiçit më të egër, sepse hapësira që ka kjo lëvizje në 90 ditë për të konsoliduar qeverinë është testi i suksesit që kjo lëvizje do të ketë”, tha Sotiri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Ja kush mund të bëhet kryeministri i ri i Serbisë, shqiptarët nuk duhet të entuziazmohen

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Marlind Laçi, komentoi në “Now me Erla Mëhillin” rezultatin e zgjedhjeve në Serbi, ku fituan kandidatët nga listat studentore. Laçi u...
21:51 | 27/10/2026

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për plagosjen e Erjon Vishkullit në sy gjatë protestës, duke theksuar se...
21:32 | 27/10/2026

“Leksionet e opozitës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare

Politologu Adri Nurellari komentoi në emisionin Now në Euronews Albania rezultatin e zgjedhjeve në Serbi me fitoren e Listës Studentore dhe largimin e Aleksandër Vuçiç...
21:27 | 27/10/2026