Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë.
Rogert Ajdini, banues në Trevi, ishte duke punuar në asfaltimin e rrugës Santa Cristina, kur dyshohet se u shtyp nga rulit asfaltues që drejtonte.
Sipas mediave italiane, mjeti i rëndë dyshohet se është përmbysur për arsye që ende nuk janë bërë të qarta. Kolegët e 20-vjeçarit kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por plagët e marra kanë rezultuar fatale.
Në vendngjarje mbërritën ambulanca, zjarrfikësit dhe helikopteri i shpëtimit, por ekipet nuk arritën ta shpëtonin të riun.
Ndërkohë, karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përmbysjen e mjetit të rëndë.
Punimet në rrugën Santa Cristina ishin ndërmarrë nga Bashkia e Valtopinës në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe i ishin besuar një kompanie të specializuar.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Kryetari i Bashkisë së Valtopinës, Gabriele Coccia, ka shprehur ngushëllimet për familjen e të riut, duke e cilësuar humbjen e tij si një tragjedi të rëndë.
Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e aksidentit fatal në vendin e punës.
Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale (VIDEO)
Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun
Aksident në Elbasan, 2 makina përplasen në qendër të qytetit (VIDEO)
- 22:17 “Rikthim i egër i Vuçiç”, paralajmërimi i fortë i ekspertes nëse Lëvizja Studentore dështon
- 21:51 Eksperti: Ja kush mund të bëhet kryeministri i ri i Serbisë, shqiptarët nuk duhet të entuziazmohen
- 21:35 Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale (VIDEO)
- 21:32 Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun
- 21:32 Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku opozitar kryeson, por pa shumicë për qeverinë
- 21:27 “Leksionet e opozitës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare