Ditën e sotme kryetari i Bashkisë Librazhd Mariglen Disha ka publikuar një video me zjarrfikësen Librazhd, ku ai donte të tregonte se sa të gatshëm janë ata në raste zjarri, një video që më shumë mori komente tallëse në rrjet për shkak të mënyrës se si ai e përcolli.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme dy biznese janë përfshirë nga flakët, duke ja hedhur në tokë propagandën.
Fakteqësisht u dësh që 2 biznese të dëmtoheshin për ironi të fatit, ditën që ai publikoi videon e propagandës.
Sa i përket djegjes së lokaleve
Dy restorante tradicionale, të vendosura pranë njëri-tjetrit në breg të lumit Shkumbin, në qytetin e Librazhdit, janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar të dy objektet.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar mbi shkaqet e rënies së zjarrit.












