U përfol se kishte takuar Ergys Agasin, Rezarta Shkurta i sfidon të gjithë dhe publikon FOTON me të: Po e njoh

Rezarta Shkurta ka reaguar në rrjetet sociale pas komenteve që kanë qarkulluar për njohjen e saj me biznesmenin Ergys Agasi, emri i të cilit është përmendur së fundmi në kuadër të hetimeve të SPAK-ut.

Këngëtarja ka zgjedhur të publikojë një fotografi të vjetër nga koha e shkollës, për të treguar se me Agasin njihet prej vitesh. Sipas saj, ata kanë qenë bashkë që në kopsht dhe më pas kanë ndjekur të njëjtën shkollë deri në klasën e tetë.

Shkurta ka sqaruar se pas kësaj periudhe kanë pasur komunikime telefonike, edhe me familjarët e biznesmenit, për realizimin e disa seteve fotografike familjare. Ajo mohon, megjithatë, të jetë takuar personalisht me të që prej asaj kohe.

“Ergysin e njoh që nga kopshti dhe kemi qenë bashkë në shkollë fillore deri në klasën e tetë. Më vonë kemi komunikuar në telefon, bashkë me familjarë të tij, për realizimin e seteve fotografike familjare të familjes së tij. Megjithatë, prej asaj kohe nuk jemi takuar personalisht. Nuk e dija që për të pasur miq duhej edhe certifikatë pastërtie nga opinioni publik!”, shkruan këngëtarja.

Për të treguar se njohja e tyre daton që në fëmijëri, Rezarta ka publikuar edhe një fotografi të vjetër të klasës, ku shfaqet së bashku me ish-shokët e shkollës.

Postimi i Rezarta Shkurtës

“Na u bë klasa e famshme. Quiz: Gjeni ku jam unë… dhe ku është Ergysi?”, përfundon ajo.

 

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri