Koçiu: 26 përfitues nga Paketa e Maleve në Gjinar, hapi drejt një kapitulli të ri për turizmin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit (Elbasan), duke theksuar se Paketa e Maleve përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e zonës, krijimin e bizneseve të reja dhe rritjen e numrit të vizitorëve.

Koçiu thekson se, krahas bukurive natyrore, janë vetë banorët ata që mund ta kthejnë Gjinarin në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët, përmes investimeve dhe pasurimit të ofertës turistike.

“Gjinarin e ka bekuar natyra, por janë njerëzit e tij ata që mund ta kthejnë në një destinacion gjithnjë e më tërheqës, me më shumë biznese, më shumë vizitorë dhe një ofertë turistike më të pasur”, thekson ajo.

Sipas saj, Paketa e Maleve është një mundësi për çdo shqiptar që sheh te toka e të parëve jo vetëm një trashëgimi, por edhe potencialin për të ndërtuar sipërmarrje të reja, për të krijuar vende pune dhe për t’i dhënë zonës më shumë zhvillim e mirëqenie.

“26 përfituesit e Paketës së Maleve janë vetëm hapi i parë drejt një kapitulli të ri për turizmin dhe zhvillimin ekonomik të Gjinarit”, bëri të ditur Koçiu.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri