Sport

Kategoria Superiore, java e 9-të luhet sot dhe nesër!

Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat zhvillohen sot dhe nesër.

Pesë takimet e kësaj jave do të luhen në dy ditë, me duele interesante në garën e kampionatit. FK Vora sot do të presë Vllazninë në orën 13:30, ndërsa në orën 18:30 do të luhen dy ndeshjet e tjera të ditës, Skënderbeu – Laçi dhe AF Elbasani – Partizani.

Java e 9-të do të mbyllet nesër me dy takimet e fundit. Tirana do të përballet me Dinamo City në orën 13:30, ndërsa në orën 18:30 do të luhet sfida mes Egnatias dhe Teutës.

Abissnet Superiore, java e 9-të

FK Vora – Vllaznia, 28.10.2026, 13:30, stadiumi “Vora”

Skënderbeu – KF Laçi, 28.10.2026, 18:30, stadiumi “Skënderbeu”

AF Elbasani – Partizani, 28.10.2026, 18:30, stadiumi “Elbasan Arena”

Tirana – Dinamo City, 29.10.2026, 13:30, stadiumi “Niko Dovana”

Egnatia – Teuta, 29.10.2026, 18:30, stadiumi “Arena Egnatia”.