Nga tentativa për të marrë makinën e motrës deri te arrestimi në malet e Becit: si u kap Albert Sylaj

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, u arrestua në malet e Becit të Gjakovës, pas një operacioni policor. Ai ishte lokalizuar në zonë teksa po përpiqej t’i shmangej policisë.

Para se të merrte rrugën drejt maleve, Sylaj kishte shkuar në Gjakovë për të marrë veturën e motrës, me qëllim që të arratisej. Por motra dhe dhëndri i tij nuk ia dhanë automjetin, duke bërë që plani të dështonte.

Të lidhura

None found

Më pas, ai u drejtua nga rrugët malore, në përpjekje për t’u fshehur dhe për të qëndruar larg syrit të publikut.

Pas lokalizimit të tij në Bec, në operacionin për kapjen e Sylajt morën pjesë disa njësi policore, të udhëhequra nga njësiti special FIT.

Gjatë përballjes me policinë, ai kërkoi të takonte e të bisedonte me familjarët para se të dorëzohej, si dhe shprehu dëshirën që t’i dorëzohej njësitit special FIT.

Familjarët u nisën për në Bec, ndërkohë që policia vijoi operacionin, i cili, sipas raportimeve, përfundoi me arrestimin e tij.

Sylaj dyshohet për vrasjen e Arlinda Zekajt. Për rastin priten njoftime të tjera nga autoritetet përkatëse.


Shtuar më 28.10.2026 07:32