AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet si miratim politik i sjelljes së tyre, ndërkohë që kërkohet hetim dhe mbikëqyrje e përdorimit joproporcional të forcës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
35 seconds më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
policia 2
Punonjësit e policisë duke shoqëruar një protestues. Foto: LSA.

Në një sallë të mbushur plot me punonjës të Policisë së Shtetit më 19 tetor, kryeministri Edi Rama e ndau protestën në dy fronte dhe premtoi shpërblim prej 2500 eurosh për çdo punonjës policie të vijës së parë.

“Për të gjithë rezistencën, për të gjithë sakrificën, për të gjithë kurajën dhe mbi të gjitha për dinjitetin me të cilin ju po i dilni përballë jo vetëm këtyre…ne do t’ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front, sepse keni jo vetëm stresin, por keni edhe nevojë për të shpenzuar në këtë moment dhe gjëra ekstra,” deklaroi Rama.

Brenda ditës, Këshilli i Ministrave çeli një fond prej 759 milionë lekësh për shpërblimin e 2821 punonjësve të policisë, të cilët prej dy javësh po i luftojnë protestat studentore me gaz lotsjellës, ujë me presion e shkopinj dhe plumba gome.

Protestat e javëve të fundit u radikalizuan në përleshje dhe dëmtim të pronës publike dhe private, pasi kërkesat e protestave paqësore të katër muajve ranë në vesh të shurdhër.

Pas reformave të njëpasnjëshme për rritjen e besimit publik, Policia e Shtetit në Shqipëri vuan sërish nga perceptimi i një institucioni të politizuar, veçanërisht në rangjet e larta drejtuese. Sjellja e uniformave blu gjatë protestave antiqeveritare të javëve të fundit ngre pikëpyetje për një politizim edhe më të skajshëm të saj.

Edhe pse dhënia e një shpërblimi për orët e zgjatura të punës nuk është automatikisht i paligjshëm, sipas ekspertit të sigurisë, Redion Qirjazi, ekziston rreziku që efektivët ta lexojnë atë “si mirënjohje personale nga pushteti”.

“Si mundet një punonjës ta bëjë dallimin që po vlerësohet për shërbim ndaj shtetit dhe jo ndaj qeverisë,” pyet Qirjazi, drejtor i fondacionit Mary Ward Loreto.

Romario Shehu, studiues pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim është gjithashtu i shqetësuar për mesazhin që përcjell vendimi i qeverisë në kontekstin e protestave.

“Kur qeveria shpërblen financiarisht efektivët pas protestave masive kundër saj, në një kontekst ku ka pretendime të arsyeshme për përdorim të tepruar të forcës, veçanërisht ndaj të miturve, krijohet rreziku që vendimi të perceptohet si miratim politik i veprimeve të policisë,” tha Shehu.

Llogaridhënia në hije

policia 1
Forcat e Policisë së Shtetit duke shpërndarë protestuesit nga bulevardi. Foto: LSA.

Sipas legjislacionit shqiptar, Policia e Shtetit është një institucion i depolitizuar i administratës shtetërore, por marrëdhëniet e saj me pushtetin kanë qenë historikisht të ndërlikuara. Studime të kryera nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ngrenë prej vitesh shqetësimin për ndikimin politik në polici.

Sipas një anketimi të disa viteve më parë, rreth 50% e punonjësve të policisë ishin dakord me pohimin se drejtuesit politikë e përdorin Policinë e Shtetit për qëllime politike dhe korruptive.

Gjatë protestave të javëve të fundit, veprimet e Policisë së Shtetit janë vënë shpesh në pikëpyetje për shkak të forcës joproporcionale të ushtruar ndaj të rinjve, përdorimit të gazit lotsjellës apo të plumbave të gomës ndaj protestuesve. Ndërkohë, dhjetra arrestime janë shpallur të paligjshme nga gjykatat.

Ekspertët e shoqërisë civile bëjnë thirrje që mbështetja politike dhe shpërblimet nuk duhet të lënë në hije llogaridhënien për veprimet e kryera gjatë protestës.

Sipas Romario Shehut nga IDM, edhe pse menaxhimi i protestave mbart sfida të mëdha operacionale, nuk e përjashton policinë nga detyrimi për të respektuar ligjin, proporcionalitetin dhe të drejtat e njeriut.

“Veprimet e paligjshme të policisë duhet të hetohen dhe të trajtohen përmes mekanizmave përkatës, dhe të bëhen transparente për publikun,” thotë Shehu.

Edhe Qirjazi thekson nevojën e hetimit të veprimeve të policisë ndaj protestave studentore.

“Duhet të ruhen pamjet, urdhrat operacionalë dhe raportet e përdorimit të forcës, të identifikohen përgjegjësit dhe të hetohen edhe urdhrat e dhënë,” thotë Qirjazi.

“Kompensimi i punës së kryer dhe vlerësimi i ligjshmërisë së sjelljes janë çështje të veçanta. Shpërblimi nuk duhet të japë imunitet; ankesa nuk duhet të barazohet me fajësi,” shtoi më tej ai.

Më shumë mbikëqyrje

policia 3
Forca të shumta policore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Foto: LSA.

Pas përplasjeve të dhunshme më 21 tetor, Avokati i Popullit konstatoi mbipopullim të bllokut të sigurisë, ku protestuesit flenë në dysheme, të miturit mbahen në dhoma me të rritur dhe ankesa për dhunë dhe mohim të drejtash.

Sipas monitorimit, ankesat për dhunë policore gjatë protestave nuk ishin dokumentuar, ndërkohë që ishin evidentuar raste të punonjësve të policisë apo automjeteve të tyre të paidentifikuara.

Shkelje të tilla kërkojnë sipas ekspertit Romario Shehu jo vetëm hetime, por edhe një mbikëqyrje më efektive parlamentare dhe institucionale.

“Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes duhet të kërkojë shpjegime nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për menaxhimin e protestave aktuale, dhe masat e marra për shqyrtimin e shkeljeve të pretenduara,” tha Shehu për BIRN.

Ndërkohë, Qirjazi kërkon që vendimi financiar dhe zbatimi i tij t’u nënshtrohen kontrolleve institucionale. Sipas tij, Policia e Shtetit duhet të mbështetet në kritere standarde, dokumentim të saktë për çdo përfitues dhe raportim të veprimeve mbi bazën e të dhënave konkrete, duke respektuar privatësinë dhe nevojat operacionale.

Ai sugjeron gjithashtu që vendimi dhe zbatimi i tij të mund të auditohen nga institucionet përkatëse, përfshirë Parlamentin, Avokatin e Popullit dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, në mënyrë që të garantohet kontrolli demokratik dhe paanshmëria politike.

 

Etiketa: Edi RamaPolicia e ShtetitProtestat e studenteveRedion QirjaziRomario ShehuShperblimi i qeverise
policia 2

Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave

07:33 | 28/10/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal

15:43 | 27/10/2026
Letër nga Brukseli: A po ndihet një erë optimizmi në “dhomën e pritjes” të BE-së?

Efekti domino nga Serbia në Shqipëri; mes shpresës dhe sfidave politike

06:45 | 27/10/2026
whatsapp image 2026 10 13 at 7.20.12 pm

Policia bën një hap pas për bllokimin e telefonave dhe trajtimin e të miturve në protestë

16:14 | 26/10/2026
foto 5

Prokuroria e Tiranës nis hetime për protestuesit e plagosur nga Policia

15:23 | 26/10/2026
BE-ja duhet t’i japë fund dyzimit të Serbisë midis Lindjes dhe Perëndimit

Çfarë mësimesh duhet të nxjerrin autokratët e tjerë të rajonit pas humbjes së Vuçiç?

15:05 | 26/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.