Gjermania përgatit forcat speciale për një luftë të mundshme me Rusinë
Gjermania po përshtat përgatitjen e forcave të saj speciale për mundësinë e një konflikti ushtarak me Rusinë, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e stërvitjes dhe taktikat operacionale të njësisë elitare KSK.
Komandanti i kësaj njësie, Andreas Kühne, ka konfirmuar se Rusia është tashmë kundërshtari kryesor mbi të cilin bazohen skenarët e stërvitjes së forcave speciale gjermane.
“Jemi orientuar në mënyrë shumë specifike drejt kundërshtarit që përfaqëson Rusia”, deklaroi Kühne për gazetën gjermane Bild.
Ndryshimi kryesor lidhet me kohëzgjatjen dhe kompleksitetin e operacioneve.
Ndërsa më parë misionet speciale planifikoheshin për rreth tri ditë, ushtarët po stërviten tashmë për qëndrime shumë më të gjata në terren, në kushte të vështira dhe me mbështetje të kufizuar.
Përgatitja përfshin përballjen me një kundërshtar të pajisur me tanke, artileri, dronë dhe sisteme të avancuara të luftës elektronike.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet operacioneve në temperatura ekstremisht të ulëta, të ngjashme me kushtet klimatike në krahun lindor të NATO-s.
Njësia KSK është e vendosur në kazermën Zeppelin, në qytetin Calw pranë Shtutgartit, dhe numëron rreth 1 mijë e 500 pjesëtarë.
Megjithatë, vetëm një e treta e personelit përbëhet nga operatorë të forcave speciale, ndërsa pjesa tjetër kryen funksione mbështetëse dhe administrative.
Përzgjedhja për këtë njësi është ndër më rigorozet në ushtrinë gjermane, me vetëm rreth 15% të kandidatëve që arrijnë të përfundojnë me sukses procesin.
Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt
Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell
Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë
- 08:05 Rama përsërit ftesën për dialog, protesta studentore hyn në ditën e 16-të
- 08:00 Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt
- 07:41 Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë
- 07:36 Burg përjetë për vrasësin e së bijës, mesazhi i nënës së Ilaria Sulës: Djemtë duhet t’i respektojnë vajzat
- 07:33 Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell
- 07:23 Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë