Në një kohë kur vijon protesta e studentëve dhe qytetarëve, të cilët prej disa ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit rikthehet me thirrjet për dialog.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar sërish imazhin e sofrës prej mermeri të vendosur para Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur disa “ftesa” për dialog.

Por, ndërsa kryeministri këmbëngul te dialogu, studentët kanë refuzuar kategorikisht këtë opsion, duke e bërë të qartë se kërkesa e tyre është e panegociueshme: dorëheqja e Edi Ramës.

Përplasja mes palëve vijon, me protestuesit që nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre dhe kryeministrin që vazhdon të bëjë thirrje për dialog.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: