E rrëfeu krimin para se të ekzekutohej, ADN konfirmon se vrasësi serial Ted Bundy vrau 17-vjeçaren Laura në vitin 1974
Vrasësi serial famëkeq Ted Bundy është shpallur përgjegjës, nëpërmjet provave të ADN-së, për vrasjen e një vajze 17-vjeçare nga Utah , e cila u zhduk në vitin 1974, njoftuan autoritetet shtetërore në një konferencë për shtyp të martën.
Ky zbulim vjen muaj pasi detektivët e qarkut të Utah-it konfirmuan në prill se Bundy kishte vrarë një vajzë tjetër nga Utah-i, 17-vjeçaren Laura Ann Aime, në vitin 1974.
Bundy kishte rrëfyer vrasjen e Laurës gjatë një serie rrëfimesh që bëri përpara se të ekzekutohej në vitin 1989 për dy nga vrasjet e tij.
Laura u pa për herë të fundit gjatë një feste për Halloween, përpara se të gjendej e vdekur dhe e rrahur rëndë në fund të nëntorit 1974.
Megjithatë, vetëm këtë vit, testet e reja të ADN-së mbështetën rrëfimin e Bundy-t.
“Ky rast tregon rëndësinë e ruajtjes së provave, edhe kur kanë kaluar dekada”, tha të martën sherifi i qarkut Salt Lake, Rosie Rivera. “Ne kemi mundësinë t’i shqyrtojmë këto raste vazhdimisht.”
Midis viteve 1974 dhe 1978, Bundy ndërmori një masakër të dhunshme, duke sulmuar seksualisht dhe vrarë të paktën 30 gra në të gjithë perëndimin amerikan dhe Floridën.
Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më
Arabia Saudite marrëveshje 1 miliard dollarëshe me Iranin për të ndalur sulmet e Huthëve! Prapaskenat e negociatave sekrete
Melania Trump: Armëpushimi në Oleshky është shtrirë edhe në zona të tjera të Khersonit
- 08:40 I akuzuar për vrasjen e Egli Progës, arrestohet Denis Meçe pasi theu masën “arrest në shtëpi”! Në pranga edhe kushëriri i tij
- 08:39 Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më
- 08:32 Arabia Saudite marrëveshje 1 miliard dollarëshe me Iranin për të ndalur sulmet e Huthëve! Prapaskenat e negociatave sekrete
- 08:28 Melania Trump: Armëpushimi në Oleshky është shtrirë edhe në zona të tjera të Khersonit
- 08:22 Vrasja në Pejë, kronologjia dhe të gjitha thirrjet e Arlindës për ndihmë
- 08:20 Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit