E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me thikë para ambasadës izraelite në Beograd, autori i mitur vritet nga polici

Një sulm me thikë ndaj një polici që ruante ambasadën e Izraelit në Beograd ka vënë në alarm autoritetet serbe. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës, kur një i dyshuar, ende i paidentifikuar, sulmoi një pjesëtar të Xhandarmërisë serbe duke mbajtur dy thika dhe duke thirrur “Allahu Akbar”. Polici reagoi duke përdorur armën e shërbimit dhe qëlloi për vdekje sulmuesin, ndërsa vetë pësoi lëndime të lehta.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si sulm terrorist. Sipas tij, i dyshuari ishte i mitur dhe ndodhej nën vëzhgimin e shërbimeve serbe të sigurisë, pasi dyshohej se mbështeste organizatën terroriste Shteti Islamik. Daçiç bëri të ditur se i riu kishte publikuar në llogarinë e tij në Instagram flamurin e zi të organizatës. Pas sulmit, autoritetet ngritën në nivelin më të lartë gatishmërinë antiterror dhe shtuan masat e sigurisë në pika të rëndësishme të vendit.

Reklamë

Ky nuk është rasti i parë i një sulmi ndaj efektivëve që ruajnë ambasadën izraelite në Beograd. Në qershor të vitit 2024, një person sulmoi me hark një polic serb që shërbente jashtë ambasadës, duke e plagosur. Edhe atëherë, sulmuesi u qëllua për vdekje nga polici. Deri më tani, Ministria e Jashtme nuk ka bërë një koment zyrtar për ngjarjen e fundit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.