‘Në dy vite, 7 procedura prokurimi nga Bashkia’, Hoxha: Miliona euro dëm, Vlora vijon përmbytet

08:40, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Vlorë, Artird Hoxha, njëkohësisht kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Vlorës shprehet se përmbytjet në Vlorë janë një problematikë e mbartur ndër vite, ende të pazgjidhshme.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Hoxha tha se në 2 vite, Bashkia Vlorë ka bërë 7 procedura prokurime ku janë shpenzuar miliona euro, ndërsa qyteti bregdetar vijon të përmbytet.

Sipas tij, në Vlorë kryetarja e Bashkisë bën vetëm propagandë, duke gënjyer qytetarët, ndërsa këta të fundit dhe bizneset vuajnë kostot e përmbytjeve.

Kryetari i bashkisë duatrokiste sikur të ishte cirk. Askush nuk prononcohet për këtë situatë. Është situatë e mbartur, ka dëme në banesa e biznese. Nga 2024, Bashkia ka bërë 7 procedura prokurimi, me propagandën për ta zgjidhur përmbytjet në Vlorë dhe fatkeqësisht pas propagandës i shfaqet e njëjta situatë. Është për të ardh keq, fatkeqësisht përballë nesh shfaqet e njëjta filozofi, ndryshojnë vetëm emrat, arrogancë, abuzim e vjedhje.

Do ta kuptoja në zonat që preken nga përmbytjet e ndodhin këto përmbytje, psh në Novoselë s’ka argjinaturë. Nëse s’merr masa për ta parandaluar, edhe përmbytjet ekzistojnë, ne na ndodh çdo muaj. Vlora zë peshë specifike në shifrën totale të dëmeve nga buxheti. Kryebashkiakja ndërmorri aksion për të prishur kanalet në ujërat e larta, janë të papastruara që janë përgjegjësi e bashkisë. Këta bëjnë dy tre video që ne po bëjmë punë të madhe, në fakt janë të njëjtat problematike.

Nëse do ishte prioritet, janë 7 procedura me miliona euro në dy vite për të zgjidhur këtë problem, jemi në të njëjtën situatë. Para 3 ditësh, isha në Lungomare, nisi shiu. 10 m nga bregu u mbyt, sepse kanë investime fasadë që s’i japin zgjidhje qytetit të Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco