Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Mësohet se ai është konstatuar rreth 300 metra larg banesës së tij, teksa po kthehej në shtëpi. Kjo lëvizje është në kundërshtim me masën e sigurisë të vendosur nga gjykata.
Meçe është një nga të pandehurit në procesin gjyqësor për vrasjen e Egli Progës. Meçe si i dyshuari kryesor për vrasjen e Progës së bashku me të pandehurit e tjerë ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.












