Hodhën fishekzjarrë në fushë, UEFA masë disiplionre për tifozët e Lens! Lihen pa bileta në ndeshjet kundër Leipzig dhe Liverpool
UEFA mori të martën një vendim disiplinor ndaj tifozëve të klubit francez Lens duke iu ndaluar blerjen e biletave përndeshjen kundër Liverpoolit.
Tifozët e Lens ndezën dhjetëra fishekzjarrë dhe hodhën disa prej tyre në fushë, duke detyruar që ndeshja kundër Club Brugge javën e kaluar të ndërpritej përkohësisht. Lens humbi 3-0.
Klubi ishte tashmë në provë nga UEFA për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve nga tifozët në një ndeshje të mëparshme të Ligës së Kampionëve kundër Slavia Pragës në shtator.
UEFA tha se gjyqtarët e apelit i vendosën një ndalim Lens për shitjen e biletave tifozëve për dy ndeshje jashtë fushe të Ligës së Kampionëve.
Sanksioni do të zbatohet kur Lens të luajë kundër Leipzig më 24 nëntor dhe kundër Liverpool në Anfield më 27 janar. Një pezullim për ndeshjen e tretë shtyhet për një periudhë prove dyvjeçare.
UEFA tha se Lens u gjobit me 80,000 euro për akuzat e “ndezjes dhe hedhjes së sendeve piroteknikë, si dhe për akte dëmtimi”.
Komisioni i Disiplinës publikon vendimet, Vllaznia gjobitet për sjelljen e tifozëve
Vendoset ardhmja e Xhakës te Zvicra
Bayerni prezanton fanellën speciale për Topin e Artë të Kane
- 09:14 Macron dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjedhjen e kreut të OKB-së
- 09:14 Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48
- 09:05 SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael
- 09:02 Kina thirrje Gjermanisë dhe BE-së të jenë racionale në çështjet e tregtisë: Jemi partner i besueshëm
- 08:54 E rrëfeu krimin para se të ekzekutohej, ADN konfirmon se vrasësi serial Ted Bundy vrau 17-vjeçaren Laura në vitin 1974
- 08:40 I akuzuar për vrasjen e Egli Progës, arrestohet Denis Meçe pasi theu masën “arrest në shtëpi”! Në pranga edhe kushëriri i tij