Lacio po përjeton një moment fantastik nën drejtimin e Xhenaro Gatuzos.
Fitorja spektakolare 6-2 ndaj Sasuolos e ka ngjitur përkohësisht skuadrën në krye të renditjes së Serisë A, por trajneri italian vazhdon të ruajë këmbët në tokë.
Pavarësisht euforisë pas suksesit të fundit, Gatuzo befasoi me deklaratën e tij, duke folur për mbijetesën dhe jo për objektiva madhorë.
“Do t’ua përsëris sërish: na mungojnë edhe 15 pikë për mbijetesën dhe më pas do të shohim. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. As unë dhe as lojtarët nuk jemi mësuar të qëndrojmë kaq lart”, u shpreh tekniku.
Sipas tij, suksesi nuk ka sekrete, por lidhet me intensitetin, përkushtimin dhe besimin e skuadrës te puna e bërë gjatë muajve të fundit.
Gatuzo kujtoi edhe momentet e vështira, duke përmendur eliminimin e dhimbshëm në Kupën e Italisë ndaj Mantovës. Megjithatë, skuadra nuk e humbi besimin dhe vijoi të punonte për të përmirësuar lojën.
Trajneri zbuloi gjithashtu emocionet që përjetoi gjatë ndeshjes me Sasuolon, kur rezultati ishte 6-2.
“Mbylla sytë dhe imagjinova ‘Olimpico’-n plot me tifozë. Dhjetë mijë njerëz që udhëtojnë më shumë se 300 kilometra për të na ndjekur të martën është diçka që më bën të lumtur”, tha ai.
Gatuzo foli edhe për presidentin Klaudio Lotito, duke e cilësuar si një person shumë inteligjent, ndërsa theksoi dëshirën për të parë më shumë tifozë në stadium.
Në fund, ai vlerësoi edhe Noslinin për energjinë dhe forcën me të cilën ushtron presion ndaj kundërshtarëve.
Për momentin, Lacio po shijon kreun e renditjes, ndërsa Gatuzo kërkon që skuadra të vazhdojë me të njëjtin ritëm, pa humbur përqendrimin dhe përulësinë.
© SYRI.net
Nico Paz përmbys Torinon, Como fiton 3-1 me një fund spektakolar
Kupa e Gjermanisë, Dortmundi shpëton në fund, fitojnë edhe Gladbach, Koln dhe Darmstadt
Roma spektakolare, mposht Cagliarin 4-2 dhe i afrohet kreut të Serie ABëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: