Vrasja e 66-vjeçarit disa muaj më parë në Sarandë, arrestohet autori i dyshuar në Greqi! Pranga edhe bashkëpunëtorit

28 Tetor 2026 | 09:30

Dy persona janë vënë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata ishin në kërkim nga autoritetet shqiptare lidhur me vrasjen e një 66-vjeçari në Sarandë e regjistruar në maj të këtij viti.

Të arrestuarit janë identifikuar si Idriz Çelo dhe Lulezim Tabaku. Mësohet se Gjykata e Sarandës ka caktuar për Tabakun masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Sarandës gjithashtu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Çelon, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Policia njofton se Tabaku ka vrarë me armë zjarri 66-vjeçarin pas një konflikti me sende të forta, ndërmjet disa personave ku mes tyre ishte edhe 40-vjeçari Çelo.

“Policia e Shtetit/Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me homologët grekë, një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Wanted”.

Kapet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit R. I., kryer më datë 07.05.2026, në ambientet e lokalit të viktimës, në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Kapet në Greqi edhe një shtetas i përfshirë në konfliktin me sende të forta që parapriu vrasjen e 66-vjeçarit. I ndaluari përdorte identitet të rremë, për qendrim në ishullin e Korfuzit.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional, ndërmjet homologëve të Drejtorisë së Interpolit dhe Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u arrestuan provizorisht, në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit në kërkim:

-L. T., 37 vjeç, për të cilin Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim;

-I. Ç., 40 vjeç, për të cilin Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 07.05.2026, 37-vjeçari ka vrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasin R. I., 66 vjeç, në ambientet e lokalit të këtij të fundit, pas një konflikti me sende të forta, ndërmjet disa shtetasve, ndër ta, 40-vjeçari i kapur në Korfuz.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me këtë rast.

Ndërkaq, në bashkëpunim me homologët grekë, Interpol Tirana po punon për finalizimin e procedurave për ekstradimin në Shqipëri, të 2 të ndaluarve”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I akuzuar për vrasjen e Egli Progës, arrestohet Denis Meçe pasi theu masën “arrest në shtëpi”! Në pranga edhe kushëriri i tij

Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas burimeve policore, së bashku me...
08:40 | 28/10/2026

Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale (VIDEO)

Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat...
21:35 | 27/10/2026

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për plagosjen e Erjon Vishkullit në sy gjatë protestës, duke theksuar se...
21:32 | 27/10/2026