Rinia i kërkon dorëheqjen, Rama vijon propagandën bajate – Ftesa dialogu, sërish te guri para zyrës së tij

Rinia i kërkon dorëheqjen, Rama vijon propagandën bajate – Ftesa dialogu, sërish te guri para zyrës së tij

08:46, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një kohë kur vijon protesta e studentëve dhe qytetarëve, të cilët prej disa ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit rikthehet me thirrjet për dialog.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar sërish imazhin e gurit të vendosur para Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur disa “ftesa” për dialog.

Por studentët dhe rinia kanë refuzuar kategorikisht këtë opsion, duke e bërë të qartë se kërkesa e tyre është e panegociueshme: dorëheqja e Edi Ramës.

Përplasja mes palëve vijon, me protestuesit që nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre dhe kryeministrin që vazhdon të angazhoje përditë e më shumë policë e dhunë ndaj rinisë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco