Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Mbështetja ime ndryshoi garën zgjedhore në favor të Netanyahut


Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në platformën Truth Social një mesazh të atribuar Irving C. Schwartz, sipas të cilit mbështetja e tij për Benjamin Netanyahun ndikoi në ndryshimin e prirjes së garës zgjedhore në Izrael.

Në mesazh pretendohet se, pas mbështetjes së Trump, Netanyahu kaloi nga rreziku i një disfate të thellë në mundësinë e një barazimi të ngushtë ose të një fitoreje.

“Kur Presidenti Trump shprehu mbështetjen për Bibi Netanyahun, gjithçka ndryshoi dhe tani, në vend të një disfate të thellë për një kryeministër të madh, duket se kemi një barazim të ngushtë pas rikuperimit të ndjeshëm, madje edhe një FITORE për Netanyahun.

E gjithë kjo ndodhi PAS mbështetjes së Presidentit Trump, i cili dëshiron vetëm atë që është e mirë për Lindjen e Mesme, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”Irving C. Schwartz