Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kapet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së 66-vjeçarit në Sarandë, arrestohet edhe një person tjetër

    Zgjedhjet 2027, Celibashi: Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit në Tiranë

    Sulm me mjet prerës para ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori dhe plagoset polici

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kapet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së 66-vjeçarit në Sarandë, arrestohet edhe një person tjetër
    Aktualitet

    Kapet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së 66-vjeçarit në Sarandë, arrestohet edhe një person tjetër

    October 28, 2026
    Kapet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së 66-vjeçarit në Sarandë, arrestohet edhe një person tjetër

    Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin në Greqi të dy shtetasve të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u vra me armë zjarri një 66-vjeçar.

    Arrestimet u kryen në kuadër të një tjetër faze të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit mes strukturave të Interpolit në Shqipëri dhe homologëve të tyre në Athinë.

    Sipas njoftimit zyrtar, në Greqi u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 37-vjeçari L. T., i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit R. I. Për të, Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim.

    Në pranga ka rënë edhe 40-vjeçari I. Ç., i cili dyshohet se ishte përfshirë në konfliktin me sende të forta që parapriu vrasjen. Ai u kap në ishullin e Korfuzit, ku, sipas policisë, qëndronte duke përdorur identitet të rremë.

    Për 40-vjeçarin, Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

    Nga hetimet dyshohet se më 7 maj 2026, pas një konflikti me sende të forta mes disa personave, 37-vjeçari ka qëlluar me pistoletë 66-vjeçarin R. I., në ambientet e lokalit të këtij të fundit, në fshatin Gjashtë të Sarandës.

    Policia bën me dije se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje.

    Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet greke, po punon për përfundimin e procedurave të ekstradimit të dy të ndaluarve drejt Shqipërisë.

    66-vjeçari i vrarë arrestimi në Greqi arrestohet një person tjetër autori i dyshuar i vrasjes bashkëpunimi policor Shqipëri-Greqi Drejtësia shqiptare ekstradimi në Shqipëri hetimet për vrasjen kapja e të dyshuarit kronika e zezë ngjarje kriminale në Sarandë Policia greke policia shqiptare siguria publike vrasja në Sarandë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kapet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së 66-vjeçarit në Sarandë, arrestohet edhe një person tjetër

    October 28, 2026

    Zgjedhjet 2027, Celibashi: Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit në Tiranë

    October 28, 2026

    Sulm me mjet prerës para ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori dhe plagoset polici

    October 28, 2026

    Theu masën e sigurisë duke kundërshtuar edhe punonjësit e policisë, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës

    October 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.