Përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë në Spanjë, 10 viktima dhe disa të plagosur

28 Tetor 2026 | 09:48

Një aksident hekurudhor mes dy trenave me shpejtësi të lartë është regjistruar këtë të mërkurën në Spanjë, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke lënë shumë të tjerë të plagosur, raportojnë mediat spanjolle. Aksidenti gjithashtu ka paralizuar plotësisht qarkullimin në një nga linjat më të rëndësishme të vendit.

Operatori hekurudhor shtetëror Adif ka njoftuar përmes një postimi në “X” se trenat janë përplasur nga mbrapa jo kokë më kokë. Megjithatë, në njoftimin e parë zyrtar, autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi shkaqet e sakta të ngjarjes r.

Për shkak të këtij incidenti, trafiku hekurudhor në linjën me shpejtësi të lartë që lidh kryeqytetin Madrid me rajonin jugor të Andaluzisë është pezulluar deri në një njoftim të dytë.

Autoritetet kompetente dhe ekipet e emergjencës ndodhen në terren për të menaxhuar situatën dhe për të vlerësuar dëmet, ndërkohë që mijëra udhëtarë pritet të preken nga vonesat dhe anulimet e linjave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka ofruar “shpresë, solidaritet dhe mbështetje për të gjitha viktimat” e aksidentit hekurudhor, në të cilin u regjistruan 39 viktima....
11:45 | 28/10/2026

“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

Maya Gourdel, një studente 19-vjeçare në Bruksel, ulet në një tavolinë duke shkruar slogane kundër atyre që drejtojnë vendin e saj.  “Nëse digjemi ne, edhe...
11:42 | 28/10/2026

Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar

Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit të paraqitur te prokurorët nga...
11:32 | 28/10/2026