Vendi
Aksident fatal në Fushë Prezë, makina përplas për vdekje 58-vjeçarin

Një 58-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fushë Prezë, pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, kur drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar me inicialet E. Xh., dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin me inicialet S. A.
Si pasojë e përplasjes, 58-vjeçari ka ndërruar jetë. Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale nga autoritetet.
Reklamë
Njoftimi i policisë:
-Rreth orës 05:45, në Fushë Prezë, shtetasi E. Xh., 35 vjeç, dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur shtetasin S. A., 58 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Me shtetasin E. Xh. po kryhen veprimet procedurale.
Reklamë
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




