Denis Meçe është arrestuar mbrëmjen e së martës nga policia e Pogradecit, nën shoqërinë e një personi tjetër duke u kthyer në banesën e tij. Mësohet se ky i fundit, ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi" të vendosur nga gjykata e Korçës për vrasjen e Egli Progës. Meçe ka qenë në shoqërinë e kushëririt të tij, Donel Lika, i cili po ashtu u vu në pranga për veprën penale "moskallëzim krimi".