Përplaset për vdekje nga automjeti një 58-vjeçar në Fushë Prezë

28 Tetor 2026 | 09:51

Një 58-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi është përplasur nga një automjet në zonën e Fushë Prezës, në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:45. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, drejtuesi i automjetit, një 35-vjeçar me inicialet E. Xh., dyshohet se ka përplasur këmbësorin me inicialet S. A.

Përplasja ka rezultuar fatale për 58-vjeçarin, i cili ka humbur jetën.

Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy automjete

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Tiranë, në oborrin e banesës së një 56-vjeçari. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur...
09:50 | 28/10/2026

Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Tiranë autori në kërkim

Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”....
09:48 | 28/10/2026

Vrasja e 66-vjeçarit disa muaj më parë në Sarandë, arrestohet autori i dyshuar në Greqi! Pranga edhe bashkëpunëtorit

Dy persona janë vënë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata ishin në kërkim nga autoritetet shqiptare lidhur me vrasjen...
09:30 | 28/10/2026