Vendimi i kreut të qeverisë Edi Rama për të rritur taksat për shqiptarët ka qenë pjesë e debatit në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv.
Nënkryetari i PD Nikola Kedhi në bisedë me moderatorin e emisionit Flavio Qarri tha se, është si gjithë gjerat që bën kjo qeveri në terrin e natës, pa transparencë dhe në pabesi.
Flavio Qarri: A kaloi nga komisionet kjo apo edhe ju e zbuluat nga rrjetet si ne.
Nikola Kedhi: Është dërguar në orët e vona parmbrëmë. Dhe si të gjithë gjerat që bën kjo qeveri në terrin e natës, pa transparencë dhe duke i prerë në besë bizneset, pasi u kishte thënë se nuk do të ketë ndryshime më pas bëri gjithë këto propozime për rritje taksash. Ne duhet të kemi parasysh një gjë që në këto 14 vite, biznesi, sipërmarrësit e ndershëm të këtij vendi, por shtresa e mesme në përgjithësi kanë qenë në një sulm jashtëzakonisht shumë të madhe, kanë qenë në presion. Sot sipërmarrësi i ndershëm është në presion nga të gjitha anët. Qoftë nga ai inspektori që shkon dhe i vë gjobën, nga mbledhësit e taksave nga gjithë burokracia shtetërore në përgjithësi dhe ndaj kemi një tkurrje gjithmonë e më të madhe të shtresës së mesme në Shqipëri. Në qoftë se ti e mbyt në taksa.
Në qoftë se ti e lidh me zinxhirët e burokracisë. Në qoftë se ti i ul me politikat që ndjek si qeveri fuqinë blerëse. Pa diskutim që shtresa e mesme do rrudhet dhe do kemi atë shpopullim që kemi parë në këto 14 vite. Kjo është, po të themi, akti i fundit i këtij projekti të madh të shpopullimit dhe rrënimit të vendit që ka ndjekur kjo qeveri. Po të shikojmë, goditen me këtë paketë fiskale, goditen sektorët prodhues. Ti i ke prej vitesh në krizë në recesion, qoftë prodhimin, qoftë industrinë. Prodhimi industrial në Shqipëri ka rënë më shumë se në çdo vend tjetër të kontinentit evropian përveç Ukrainës. Ukraina është në luftë. Me kë është në luftë Shqipëria, ti njeri të më thotë. Përveçse në një sulm nga qeveria e vet. Ndaj në vend që të marrim një seri masash për të lehtësuar këto sektorë dhe për ti ndihmuar. Këtu vetëm një gjë mund ti lehtësoje të gjithë sektorët e shoqërisë Shqiptare që është largimi i këtij autokrati, përpara se ta shkatërrojë përfundimisht çdo sektor të mundshëm.
Për ta shpjeguar fare thjeshtë. Gjithë këto taksa është e vërtetë që në neto taksat rriten 140 milionë ose me shumë se ato shkojnë zinxhir më pas, por në qoftë se ti i rrit taksat një kompanie, them të ndershme që nuk jeton me tenderat që i jep Rama apo me benefitet që merr nga qeveria, çdo bëjë me këto taksa të rritura, do të rrisë çmimet ose do investojë më pak në kompaninë e vet, ose do të punësoje më pak, ose do të detyrohet që të heqë njerëz nga puna që të mbijetojë në treg....
© SYRI.net