Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Medar Shtylla” në Tiranë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, ku 28-vjeçari me inicialet S. Z. (T.) dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. Z., 22 vjeç.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, 28-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia. Autoritetet po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
“Rreth orës orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se shtetasi S. Z.(T)., 28 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. Z., 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 28-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.”– njofton policia.













