Skip to content
28 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Mbyllen hetimet për ish- zëvendëskryeministren, dosja me 15 krime e Ballukut së shpejti në Gjykatën e Posaçme

ShkodraWeb 28 October, 2026
balluku spak

Një javë pasi iu komunikuan akuzat, ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është thirrur në SPAK, ku u paraqit rreth orës 08:30 bashkë me avokatin e saj Ardian Kalia dhe u njoh me mbylljen e hetimeve. Së shpejti dosja në ngarkim të saj do të transferohet në Gjykatën e Posaçme.

Balluku do të duhet të përgjigjet para drejtësisë për 15 episode krimesh të rënda, që nisin nga shkelja në 9 tendera e deri te korrupsioni e pastrimi i parave. Mbi ish-zv.kryeministren rëndojnë 5 akuza, dy prej të cilave për ‘korrupsion’, ‘shkelje e barazisë në tendera’, ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje pasurie’.

Nëntë tenderat e paracaktuar kapin vlerën e rreth 1.2 miliardë eurove, ku përfshihet ati i ndërtimit të Tunelit të Llogorasë që me kursin e sotëm është 200 mln euro, 7 lotët e Unazës së Madhe të Tiranës, dhe së fundmi ai i bërë që në kohën kur Belinda Balluku ishte drejtoreshë në Albcontrol, kur e paracaktoi fituesin që bëri punimet 1.1 mln euro në godinën teknologjike të këtij institucioni.

Për këtë tender që u zbulua së fundmi nga SPAK, në këmbim Balluku kërkoi dhe mori nga kompania fituese Eurocol e biznesmenit Pandeli Carapuli, një vilë në bregdetin e Jonit, në rezidencën “White Rocks” në Dhërmi. Bëhet fjalë për një vilë dykatëshe tip Begonia, gjithsej 103m2, e rrethuar me një parcele toke jo më pak se 300 m2. Nën akuzën e pastrimit të parave për këtë episod u mor i pandehur edhe vetë Carapuli.

Edhe Pandeli Carapuli, i cili është nën hetim për ‘pastrim parash’ u paraqit sot në SPAK bashkë me avokatin, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve.

Vila tjetër është në bregdetin e Palasës, edhe kjo e sekuestruar, e cila sipas SPAK-ut është në “pronësi faktike” të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ajo ishte rikonstruktuar mes luksit nga biznesmeni Arbër Abazi, në këmbim të favorizimit të kompanisë së tij të ndërtimit, “Alko Impex General Construction”, e shpallur fituese në tetor të 2021 për një nga lotet e Unazës së madhe të Tiranës, në një tender afro 2.7 miliardë lekësh (me Tvsh). Vila gjendet në kompleksin “Green Coast” në Palasë. Ajo ka një sipërfaqe trualli prej 478 metrash katrorë, dy kate me një sipërfaqe totale prej 271.2 metra katrorë dhe dy garazhe njëri 20 dhe tjetri 40 metra katrorë.

Të dyja vilat ishin fshehur në emër të ish futbollistit Igli Tare, i cili pritet të merret i pandehur për pastrim parash në dy raste.

Post navigation

Previous: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 28 tetor 2026…

TË FUNDIT

moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 28 tetor 2026…

ShkodraWeb 28 October, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 28 tetor 2026…

ShkodraWeb 28 October, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 28 tetor 2026…

ShkodraWeb 28 October, 2026

TË FUNDIT

  • Mbyllen hetimet për ish- zëvendëskryeministren, dosja me 15 krime e Ballukut së shpejti në Gjykatën e Posaçme 28 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 28 tetor 2026… 28 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 28 tetor 2026… 28 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 28 tetor 2026… 28 October, 2026
  • Gazeta gjermane TAZ: A do të jetë Marjana Koçeku problem për Kryeministrin Rama, siç ai e kishte parashikuar në 2024? 27 October, 2026
  • “De Standaard”: Marjana Koçeku, fytyra e revolucionit shqiptar, zëri politik i një brezi që kërkon ndryshim 27 October, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Plagosje me armë zjarri në Shtoj të Shkodrës, identifikohet personi i dëmtuar… 27 October, 2026
  • Arrestohet në Muriqan 31- vjeçari me tre identitete, kërkohej nga Spanja për vjedhje me dhunë… 27 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 27 tetor 2026… 27 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 27 tetor 2026… 27 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 27 tetor 2026… 27 October, 2026
  • Harry Kane “mbreti” i ri i futbollit botëror, anglezi fiton trofeun e lakmuar “Topi i Artë”… 27 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

balluku spak

Mbyllen hetimet për ish- zëvendëskryeministren, dosja me 15 krime e Ballukut së shpejti në Gjykatën e Posaçme

ShkodraWeb 28 October, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 28 tetor 2026…

ShkodraWeb 28 October, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 28 tetor 2026…

ShkodraWeb 28 October, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 28 tetor 2026…

ShkodraWeb 28 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.