Ish-zëvendës kryeministrja Belinda Balluku dhe avokati i saj Ardian Kalia janë paraqitur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30 në SPAK.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Balluku është thirrur në SPAK që t’i komunikohet mbyllja e hetimeve. Së shpejti dosja do të transferohet në Gjykatën e Posaçme.
Mbi ish-zv.kryeministren rëndojnë 5 akuza për 15 vepra të kryera.










