Konflikti për një borxh solli pëdorimin e armës, detaje nga plagosja e 22-vjeçarit në Tiranë! Autori ende në arrati
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e 22-vjeçarit, Elvis Zirka të regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Medar Shtylla” në Tiranë. Autori i ngjarjes, Sokol Zeka, sipas informacioneve nga policia i kishte një borxh Zirkas. Fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt dhe më pas situata është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të lidhet me një konflikt të mbartur jashtë vendit, për shkak të borxhit.
I plagosuri e ka marrë plumbin në pjesën e këmbës, jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, 28-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia, e cila vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Përplaset për vdekje nga automjeti një 58-vjeçar në Fushë Prezë
Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy automjete
Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Tiranë autori në kërkim
- 10:13 Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia
- 10:12 Eliminimi nga Kupa e Spanjës, Espanyol shkarkon trajnerin Manolo Gonzalez
- 10:00 10,000 euro gjobë për protestuesit që shkaktojnë dëme, Senati francez miraton projektligjin! I kalon Asamblesë Kombëtare
- 09:59 Kim Jong Un i bën thirrje ushtrisë të jetë në gatishmëri luftarake pas tensioneve në Gadishullin Korean
- 09:51 Përplaset për vdekje nga automjeti një 58-vjeçar në Fushë Prezë
- 09:50 Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy automjete